Lidhje

Shtëpitë me kupola sjellin siguri dhe kursime


Një nga elementët më të fortë dhe më efikasë të ndërtimit janë kupolat. Struktura të tilla si kupola e Panteonit në Romë, i kanë rezistuar kohës me shekuj, ndërkohë që ndërtesa të tjera rreth tyre janë shembur. Arkitektura moderne e ka shmangur kupolën si element të strukturës ndërtimore, por kjo praktikë po ndryshon në një masë të madhe në saje të teknikave të prodhimit, të aplikuara këtu në Shtetet e Bashkuara.

Shtëpitë me strukturë druri dhe çati të zakonëshme janë bërë standardi i ndërtimit të sotëm të banesave, por në Vermillion të Dakotës së Jugut është ngritur një shtëpi e re jo e zakonshme me tri kupola, ndërtuar nga Kevin Mejlër, krysisht me betonarme.

“Disa njerëz e pëlqejnë shumë disa të tjerë jo. Kjo varet nga gustoja e gjithësecilit”.

Zoti Mejlër thotë se kjo shtëpi është e mbrojtur nga brerjet e insekteve, që ndodhin në shtëpitë kryesisht prej druri. Po ashtu ajo u rreziston stuhive që prekin shpesh këtë zonë të vendit.

"Një shtëpi e ndërturar me strukturë druri, që mund të ketë një plasaritje të vogël diku në një qoshe, në rast stuhish mund të çahet dhe rrjedhimisht t’i rëzohet çatia. Në këtë ndërtim, kjo nuk mund të ndodhë pasi çatia është e rrubullakët dhe era vjen rrotull saj”.

Ai zgjodhi një arkitetkturë monolite, një kupolë të derdhur, që ka nevojë për 50 deri 75 përqind më pak energji për t’u ngrohur ose freskuar krahasuar me shtëpitë tradicionale.

Zoti Mejlër ndoqi kurse kualifikimi dhe u ndihmua në projektim ng Instituti i Kupolës Monolite në Itali të Teksasit, pak sa në jug të Dallasit.

Presidenti i Institutit, Dejvid Sauth, i cili realizoi metodën e përdorur në ndërtimin e këtyre shtëpive, është një njeri që ka sensin misionit.

"Nuk synoj që t’u mësoj njerëzve ndonjë gjë të jashtëzakonëshme, por dua t’u mësoj atyre si të ndërtojnë kupola”.

Për të ndërtuar një shtëpi me kupolë, punëtorët fryjnë një pëlhurë në formë të rrumbullakët për të krijuar kupolën dhe e spërkasin me një solucion të quajtur polyurethane, që ka cilësinë ta forcojë këtë formë dhe njëkohësisht të krijojë izolim. Ekipi pastaj vë kaprita prej druri dhe çeliku, që e bëjnë strukturën edhe më të fotë dhe më në fund punëtorët e spërkatin këtë kupolë nga brenda me një përzjerje betoni.

"Masa e betonit në pjesën e brendëshme të kupolës është një faktor i rëndësishëm për ngrohjen dhe ftohjen, sepse e ruan ajrin”.

Zoti Sauth e paranon se shumica e njerëzve në Shtetet e Bashkuara nuk janë të përgatitur të jetojnë në shtëpi me kupola. Kupolat janë konsideruar më të përshtatshme për palestrat, arenat sportive me depot.

Por çdo vit, qindra njerëz vinë këtu e gjithë bota, veçanërisht nga vendet në zhvillim, ku kanë nevojë për struktura të rilla të thjeshta dhe të forta.

Ndërkohë, atyre që u pëlqejnë kupolat si Kevin Mejlër, po u japin mundësinë njerëzve këtu në Shtetet e Bashkuara të zgjedhin një pamje të re për për një arkitekturë të vjetër dhe ndoshta po u hapin rrugën lagjeve të banimit me shtëpi me kupola. //iç//

XS
SM
MD
LG