Lidhje

Gazetaret pa kufij: Azerbaixhani arreston padrejtësisht gazetarët


Grupi për të drejtat e medias, "Gazetarët pa Kufij", thotë se dyshon që arrestimi i një gazetari të pavarur në Azerbaixhan këtë javë mund të jetë organizuar me qëllim nga përkrahësit e qeverisë.

Në një deklaratë të publikuar sot, kjo organizatë thotë se është tmerruar nga vendimi i Bakusë për të arrestuar gazetarin Ganimat Zahid ndërsa priste gjykimin nën akuzat për akte të rënda huligane. Arrestimi i zotit Zahid të dielën pasoi ankesën nga një grua, e cila tha se gazetari i opozitës e kishte fyer atë pasi ajo i ishte afruar për t’i folur pranë zyrës së gazetës së tij disa ditë më parë.

Gazetari Zahid u urdhërua të mbahej në paraburgim, gjë që shkaktoi protesta nga ana e Departamentit amerikan të Shtetit. Gjykimi i tij do të zhvillohet pas dy muajsh. Zoti Zahid është gazetari i nëntë opozitar që po mbahet në burg në ish republikën sovietike.//lk

XS
SM
MD
LG