Lidhje

Bjellorusia kërcënon të përgjigjet ndaj sanksioneve amerikane


Bjellorusia thotë se po shqyrton mundësinë e hakmarrjes kundër Shteteve të Bashkuara, si përgjigje ndaj sanksioneve financiare që i janë vënë kompanisë së saj shtetërore të naftës.

Paralajmërimi nga Minsku erdhi sot, disa orë pasi Departamenti amerikan i Thesarit i ndaloi amerikanët të bënin biznes me kompaninë. Në kuadrin e sanksioneve është ngrirja e çdo pasurie që ka monopoli bjellorus i naftës nën juridiksionin e Shteteve të Bashkuara.

Sanksionet e kanë zanafillën nga një urdhër ekzekutiv i viti 2006 i Presidentit Bush, i cili synon izolimin e e Presidentit autoritar Alexander Lukashenko. //rd//

XS
SM
MD
LG