Lidhje

Sietëll - Qyteti i industrisë së lojrave


Qyteti i Siatëllit që ndodhet në veriperëndim të Shteteve të Bashkuara është një qendër e teknologjisë së lartë dhe njëkohësisht e kompanisë Mikrosoft. Ky qytet është gjithashtu vend i industrisë së lojrave elektronike që është duke u zhvilluar gjithnjë dhe më shumë, me dhjetëra kompani nëpër qytet. Një brez i ri që luan me këto lodra në qytet, është duke krijuar brezin e ardhshme të lojrave elektronike.

Për një brez që është rritur duke luajtur lojëra elektronike, industria shumë miliardëshe e këtyre lodrave gëzon një simpati të madhe. Guy Shahine, student pasuniversitar nga Libani ka dëshirë që të jetë pjesëtar i këtyre lojtarëve. “Që kur ishim fëmijë, kishim dëshirë të luanim me këto lojra. Ëndërra jonë e vetme është të presim të dalin lojëra të ndryshme, me teknologji të re. Që kur isha në shkollë, unë gjithmonë isha duke kërkuar për diçka që të mund të shprehja idetë e mia dhe ëndërrat e mia”. Shahine është duke vazhduar studimet për të marrë gradën shkencore të masterit në Insitutin e Teknologjisë GixhiPen, një qendër arsimore në Siatëll ku u kushtohet një rëndësi lojërave elektronike.

Klod Komer, President dhe Drejtor i Insitutit, thotë se insituti që është në nivel universiteti, mëson artin dhe shkencën e simulimit në kompjuter. “Me fjalë të tjera, ne përqëndrohemi në artin dhe shkencën e lojërave dhe filmave dhe ato që nevojiten në këtë fushë, duke përfshirë dhe fusha si aeronautika, industria e makinave e të tjera”. Krijuesit e lojërave punojnë në kompani, si “Soni Online Entertaiment’s Seatle studio”. Kompania krijon hapësira virtuale në internet, ku lojtarë të moshave të ndryshme krijojnë skuadra online.

Prodhuesi i lodrave, Met Ulison, thotë se lojtarëve të të gjitha moshave u pëlqen komunikimi në internet. “Nëpërmjet internetit marrin pjesë që nga gjyshet deri tek fëmijët e vegjël. Në internet mund të jesh duke luajtur me një fëmijë 16 apo 17 vjeçar, që të komandon nëpërmjet një beteje. Ndonjëherë nuk ka asgjë të keqe në këtë lojë”. Një kompani në Siattël, e quajtur Pop Cat është duke krijuar një loje elektronike më me pak intetsitet, që do të jetë për njerëz të zakonshëm.

Ekipi i projektimit dhe zhvillimit përbëhet nga të rinj dhe njerëz energjikë dhe lojrat janë pjesë e kulturës, qoftë dhe gjatë kohës së pushimit, thotë Andru Stein i kompanisë Pop Cap. "Lojërat elektronike synojnë t’u japin njerëzve një kënaqësi, në qoftë se ata janë duke punuar shumë, por në të njëjtën kohë, për të mbajtur gjallë fantazinë. Njerëzit kënaqen që kalojnë kohë bashkë, luajnë dhe punojnë bashkë”. Ai thotë se të krijosh lojëra është kënaqësi, por pa harruar se lojrat janë edhe një biznes i rëndësishëm. //rd//

XS
SM
MD
LG