Lidhje

Nju Jork: Ndahen çmimet kombëtare të librit


Dy libra lidhur me rolin e CIA-s gjatë Luftës së Ftohtë ishin fituesit e Çmimit Kombëtar të Librit që u dhanë dje në qytetin e Nju Jorkut.

Denis Xhonson mori çmimin për krijimin më të mirë, për romanin epik”Trees of Smoke”, që është historia e një agjenti të CIA-s gjatë Luftës së Vietnamit. Ndërsa Çmimi për Librin Historik ju dha autorit Tim Uiner, që tregon në librin e tij “Legacy of ashes”, historinë e Agjencisë amerikane të Zbulimit, CIA-s. Uiner, gazetar i “Nju York Times-it”, fitoi Çmimin Pulitzer të vitit 1988, për raportimin e tij lidhur me programet e sekrete të sigurisë kombëtare.

Sherman Aleksi ishte fituesi e çmimit të letërsisë për fëmijë, për librin “The absulutely true diary of a part-time indian”, që është historia e një amerikani indigjen, të ri në moshë, i cili jetonte në një rezervat indianësh, në kushte varfërie. Robert Hass, ish-laureat i poezisë, fitoi çmimin për vëllimin e tij me poezi “Time and Materials”. Secilit nga fituesit ju dhanë nga 10 mijë dollarë shpërblim.//lk

XS
SM
MD
LG