Lidhje

Zgjedhjet e përgjithshme dhe lokale në Kosovë


Në Kosovë, zgjedhësit votojnë nesër për parlamentin e ri dhe qeveritë lokale. Ndërkohë, Kryeministri Agim Çeku largohet nga posti.

Anketat para zgjedhjeve tregojnë se Partia Demokratike e Kosovës pritet të fitojnë shumicën e 120 vendeve të parlamentit. Udhëheqësi i saj, Hashim Thaçi, pritet të zërë vendin e kryeministrit.

Lidhja Demokratike e Presidentit Fatmir Sejdiu, partia më e madhe në parlamentin e tanishëm, ka humbur një pjesë të mbështetjes që nga vdekja e udhëheqësit të saj karizmatik, Ibrahim Rugova.

Pavarësisht se kush do të fitojë, çdo qeveri në Kosovë e udhëhequr nga shqiptarët pritet të përqendrohet në përpjekjet për pavarësi pas serisë së tanishme të bisedimeve me Serbinë për të ardhmen e Kosovës.

Shumica e serbëve të Kosovës pritet t'i bojkotojë votimet. (ze)

XS
SM
MD
LG