Lidhje

Policia franceze arreston 5 të dyshuar si militantë islamikë


Policia franceze arrestoi 5 persona të dyshuar si militantë islamikë, për akte që autoritetet i përshkruan si stërvitje për luftë të shenjtë.

Autoritetet i identifikuan 5 të arrestuarit si qytetarë francezë me origjinë boshnjake. Ata thanë se të dyshuarit frekuentojnë një xhami në qytetin lindor të Besankonit dhe kryen stërvitje me armë në zona pyjore. Autoritetet thanë se të arrestuarit nuk i kishin finalizuar ende planet e tyre.

Policia tha se konfiskoi një numër armësh, përfshirë edhe pistoleta dhe pushkë, gjatë bastisjes së shtëpive të të dyshuarve.

Polica tha se të dyshuarit përballen me akuza për lidhje kriminale me një grup terrorist. (ze)

XS
SM
MD
LG