Lidhje

OSBE-ja nuk do t'i vëzhgojë zgjedhjet ne Rusi


Grupi më i madh vëzhgues i zgjedhjeve në Evropë njoftoi anullimin e planeve për të ndjekur zgjedhjet parlamentare të 2 dhjetorit në Rusi.

Organziata për Sigurimin dhe Bashkëpunimin në Evropë tha sot se i anulloi planet për shkak të refuzimit të Rusisë për t’i pranuar vëzhguesit me kohë dhe për të bashkëpunuar me ta. Grupi thotë se autoritetet ruse ua kishin vohuar vizat vëzhguesve, që do të ndiqnin procesin e votimit ditën e zgjedhjeve, por edhe atyre që duhet të ishin të pranishëm gjatë fushatës dhe mbulimit të saj.

Një zëdhënës i OSBE-së tha se organizata beson se nuk ka rrugë tjetër veprimi. Një anëtar i Komisionit Qendror rus të Zgjedhjeve tha se komisioni është i mendimit se nuk është e nevojshme që vëzhguesit të ndjekin proceset parazgjedhore.

Ndërkaq, në Uashington, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Shon Mekormak, tha se pengesat që u ka nxjerrë Rusia vëzhguesve janë akte për të ardhur keq. Por ai shtoi se Shtetet e Bashkuara e kanë të qartë se anullimi është një përpjekje për të ruajtur integritetin e procesit të vëzhgimit të zgjedhjeve.//lk

XS
SM
MD
LG