Lidhje

Bangladesh: 1700 të vdekur nga stuhia


Zyrtarë të Bangladeshit thanë se rreth 1700 persona kanë humbur jetën nga një stuhi e fuqishme që goditi pjesën jugore të vendit të enjten. Numri i të vdekurve pritet të rritet kur zyrtarët të arrijnë në disa nga pjesët më të goditura të bregdetit.

Stuhia Sidr shkatërroi qindra mijëra shtëpi, rrugë, furnizimin elektrik dhe të komunikimit duke bërë të vështirë dërgimin e ndihmave. Ushtria nisi sot në rajon helikopterë për tu dërguar të mbijetuarve ushqim, ilaçe dhe ujë të pijshëm ndërkaq marina ka dërguar anije për të pastruar lumenjtë nga mbeturinat dhe për t’i hapur rrugën dërgimit të furnizimeve.

Zyrtarët thanë se një evakuim i përgjithshëm i cili ishte urdhëruar para stuhisë kishte ndikuar në shpëtimin e shumë njerëzve por qindra persona duke përfshirë peshkatarë vazhdojnë të konsiderohen të zhdukur. //rd//

XS
SM
MD
LG