Lidhje

Shtetet e Bashkuara vlerësojnë zgjedhjet në Kosovë


Shtetet e Bashkuara thanë se zgjedhjet e së shtunës në Kosovë ishin dëshmi e angazhimit ndaj zhvillimeve demokratike.

Në një deklaratë për shtyp, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Sean McCormack vlerësoi faktin që si fushata parazgjedhore ashtu edhe zgjedhjet u mbajtën paqësisht dhe të gjitha palët treguan respekt për angazhimet e Kosovës në procesin e përcaktimit të statusit.

Në deklaratë thuhet se këto zgjedhje janë gjithashtu një hap demokratik përpara, pasi për herë të parë anëtarët e Kuvendit zgjidhen me listë të hapur, ndërsa kryetarët e Bashkive po zgjidhen direkt.

Shtetet e Bashkuara shprehën keqardhje të thellë për vendimin e serbëve të Kosovës, të nxitur nga qeveria e Serbisë për të mos marrë pjesë në zgjedhje.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit tha se komuniteti i serbëve të Kosovës ka vetëm humbje nga ky vendim.

Qeveria amerikane mbetet e angazhuar për garantimin e të drejtave dhe sigurisë të të gjitha komuniteteve të Kosovës dhe i nxit ato të marrin pjesë në jetën politike të Kosovës. //kk//

XS
SM
MD
LG