Lidhje

Musharraf nuk pranon të heqë gjendjen e jashtëzakonshme


Nënsekretari amerikan i Shtetit John Negroponte njoftoi se i kishte deklaruar presidentit të Pakistanit se gjendja e jashtëzakonshme nuk përputhet me zgjedhjet e lira, të drejta dhe të besueshme.

Zoti Negroponte i bëri komentet në një konferencë shtypi në ambasadën amerikane në Islamabad para se të largohej nga kryeqyteti pakistanez. Zyrtarët pakistanezë thanë se presidenti Musharraf i deklaroi zotit Negroponte se gjendja e jashtëzakonshme nuk do të hiqet derisa të përmirësohet situata e sigurisë në vend.

Po sot, gazeta Nju Jork Tajms bonte një shkrim ku thuhej se administrata e Presidentitg Bush ka shpenzuar rreth 100 milion dollarë në gjashtë vitet e fundit për një program të fshehtë që e ndihmon Pakistanin të ruajë armët e tij bërthamore. Në njoftim thuhej se expertët e çështjeve bërthamore e konsiderojnë arsenalin bërthamor të Pakistanit ndër më të ekspozuarit ndaj grupeve terroriste.

Uashingtoni i ka dhënë Islamabadit rreth 10 miliard dollarë ndihma që nga sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001. Ish kryeministrja Benazir Buto thotë se ndihma ushtarake e Uashingtonit nuk ka ndikuar mbi Presidentin Musharraf. //rd//

XS
SM
MD
LG