Lidhje

Kreu i OSBE-së: Zgjedhjet në Kosovë nxisin demokracinë


Kryetari i radhës i OSBE-së, Ministri i Jashtëm i Spanjës Miguel Angel Moratinos, tha se zgjedhjet në Kosovë u japin legjitimitet institucioneve vet-qeverisëse dhe do të ndihmojnë në nxitjen e demokracisë. "Duke votuar, kosovarët i dhanë parlamentit, komunave lokale dhe kryetarëve të bashkive autoritetin e nevojshëm për të kryer punën e tyre”, tha shefi i OSBE-së. "Zgjedhjet ishin një ditë e rëndësishme për zhvillimin e demokracisë në Kosovë dhe zbatimin e mëtejshëm të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit”, tha zoti Moratinos.

Kryetari i OSBE-së shtoi se "e rëndësishme tani është që udhëheqësit politikë të zgjedhur të japin një shembull pozitiv duke punuar në mënyrë kontrusktive së bashku në mënyrë që t’i shërbejnë popullit të Kosovës dhe të gjejnë zgjidhje për shqetësimet e tyre”. Kryetari i OSBE-së tha se ishte i kënaqur nga dedikimi dhe profesionalizmi i zyrtarëve lokalë zgjedhorë të cilët drejtuan procesin zgjedhor për herë të parë. Ai shprehu keqardhje për pjesëmarrjen e ulët të serbëve të Kosovës në votime. //rd//

XS
SM
MD
LG