Lidhje

Në Francë greva e transportit hyn në ditën e 6-të


Në Francë, greva e punonjësve të transportit hyri në ditën e 6-të, ndërsa ata votuan për të vazhduar grevën e punonjësve të hekurudhave, të paktën deri nesër. Rrugët përreth kryeqytetit ishin të mbingarkuara ndërkohë që trafiku shtrihet deri në 200 kilometra larg Parisit. Zyrtarët e kompanisë hekurudhore thonë se për shkak të grevës vetëm 50 për qind e trenave të shpejtësisë së lartë janë në funksionim.

Zyrtarët e sindikatës pritet të zhvillojnë të mërkurën bisedime me drejtuesit e kompanisë. Sindikatat i kundërshtojnë planet e Presidentit Nicolas Sarcozy, për t’i dhënë fund provilegjit të daljes herët në pension të punonjësve të hekurudhave dhe për shkurtimin e pensioneve të tyre.

Mijëra njerëz marshuan dje në rrugët e Parisit, duke kërkuar që t’i jepet fund grevës. Nesër, do të hyjnë në grevë edhe mësuesit, punonjësit e spitaleve dhe punonjës të tjerë të qeverisë franceze. //iç//

XS
SM
MD
LG