Lidhje

Çmimet e naftës, rekord i ri


Çmimet e naftës në shkallë globale shënuan sot një nivel të ri rekord, me 99 dollarë e 22 centë për fuçi, para se të binin përsëri.

Çmimi i sotëm ishte 67 centë mbi rekordin e mëparshëm, të shënuar më 7 nëntor. Analistët e bursës thonë se rritja aktuale e çmimeve është rezultat i rënies së vlerës së dollarit dhe shqetësimeve për pakësimin e rezervave të naftës në Hemisferën veriore, ndërkohë që afron stina e ftohtë.

Departamenti amerikan i Energjisë njoftoi sot se sasia e rezervave amerikane të naftës pësoi një rënie të ulët javën e kaluar. //rd//

XS
SM
MD
LG