Lidhje

Meklelën: Keqinformova publikun për çështjen e agjentes Plejm


Ish-sekretari i Shtypit i Shtëpisë së Bardhë, Scott McClellan tha se administrata e Presidentit Bush qëllimisht nuk i tregoi të vërtetën rreth përfshirjes së zyrtarëve të lartë në nxjerrjen e identitetit të agjentes së CIA-s Valerie Plame në vitin 2003.

Këto akuza, zoti McClellan i ngre në një libër që pritet të dalë së shpejti. Ai thotë se presidenti, nënpresidenti, të dy shefat e tyre të personelit dhe këshilltari Karl Rove ishin të përfshirë në "keqinformimin" që ai, si sekretar shtypi, ia transmetoi publikut.

Zonja Plame është bashkëshorjta e ish-ambasadorit amerikan Joseph Wilson, që e akuzoi administratën e Presidentit Bush, se ka manipuluar informacionet e zbulimit, për të justifikuar ndërhyrjen ushtarake nën udhëheqjen e Shteteve të Bashkuara në Irak.

Çifti Plame ngriti aktpadi ndaj nënpresidentit Cheney, ku e akuzon atë dhe një numër zyrtarësh të adminsitratës, për zbulimin e identitetit të zonjës Plame, si hakmarrje për kritikat e zotit Wilson ndaj adminsitratës. //rd//

XS
SM
MD
LG