Lidhje

Rusia paralajmëron kundër shpalljes së njëanëshme të pavarësisë së Kosovës


Rusia ka shprehur përsëri mbështetjen për aleaten e saj tradicionale, Serbinë, në mosmarrëveshjet lidhur me statusin përfundimtar të Kosovës, duke paralajmëruar kundër shpalljes së njëanëshme të pavarësisë. Ajo bëri gjithashtu thirrje për vazhdimin e bisedimeve mes palëve.

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavror, përsëriti qendrimin e vendit të tij që çdo zgjidhje duhet të mbështetet si nga Serbia ashtu edhe udhëheqësit e shumicës shqiptare të Kosovës. Ai paralajmëroi se çdo veprim i njëanshëm mund të kërcënojë stabilitetin në gjithë Ballkanin.

Ministri i Jashtëm rus i bëri këto deklarata në Moskë pas bisedimeve me homologun e tij serb, Vuk Jeremic. Ministri i Jashtëm serb theksoi se vendi i tij është i hapur dhe e gatshëm për të bërë koncesione në bisedime, por jo në dëm të integritetit të tij teritorial.

Përfaqësuesit e Bashkimit Evropian, Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara po ndërmjetësojnë bisedimet mes dy palëve, por kanë njoftuar se është bërë shumë pak përparim. Shqiptarët e Kosovës këmbëngulin për pavarësi, ndërsa Serbia ofron vetëm autonomi të zgjeruar. Raundi i ardhëshëm i bisedimeve është caktuar të mbahet të hënën në periferi të Vienës. //rd//

XS
SM
MD
LG