Lidhje

E premtja e zezë në Shtetet e Bashkuara


Dyqanet në mbarë Shtetet e Bashkuara shpresojnë të tërheqin klientë të shumë sot në ditën e parë të sezonit të krishlindjeve.

E njohur si E Premtja e Zezë, dita pas Falenderimeve sjell një numër masiv të klientëve që kërkojnë për zbritje çmimesh ose një shans për të blerë lojrat e fundit elektronike.

Por vitet e fundit shumë dyqane janë hapur që ditën e Falenderimeve, ose që në orët e para të mëngjesit. Këtë sezon, kompanitë shpresojnë se ulja e çmimeve të të gjitha mallrave do të tërheqë konsumatorët që janë të shqetësuar nga gjendja e ekonomisë, me rënien e çmimeve të shtëpive dhe rritjen e atyre të karburantit. Kjo quhet E premtja e Zezë pasi fitimet në librat e kontabilitetit tradicionalisht regjistrohen në të zezë kurse debitë në të kuqe. //rd//

XS
SM
MD
LG