Lidhje

Pakistan: Gjykata urdhëron largimin e Musharrafit nga posti ushtarak


Gjykata e Lartë e Pakistanit urdhëroi që presidenti Pervez Musharaf të japë dorëheqjen nga posti i shefit të ustrisë dhe të bëjë betimin në postin e presidentit deri më 1 dhjetor.

Gjykata e përbërë nga gjyqtarë të emëruar nga gjenerali Musharraf tha gjithashtu se gjendja e jashtëzakonshme e vendosur më 3 nëntor dhe pezullimi i kushtetutës ishin veprime të ligjshme. Prokurori i Përgjithshëm i Pakistanit tha se presidenti Pervez Musharraf do të bëjë betimin në fillim të javës së ardhshme. Gjykata e Lartë hodhi poshtë dje sfidën e fundit ligjore ndaj fitores së gjeneralit Musharaf në zgjedhjet e tetorit.

Ndërkohë, udhëheqësit e opozitës në Pakistan thanë se ish kryeministri Navaz Sharif, i mërguar në Arabinë Saudite do të kthehen brenda pak ditësh. Një zëdhënës i partisë Liga Myslimane e Pakistanit tha se nuk është e qartë në se ish kryeministri do të kthehet para të hënës, afati kohor për tu regjistruar në zgjedhje. Ai shtoi se zoti Sharif zhvilloi një takim lamtumire sot me Mbretin Abdullah të Arabisë Saudite. //rd//

XS
SM
MD
LG