Lidhje

Ndryshim qeverish në Australi, fitojnë laburistët e opozitës


Për herë të parë pas 11 vjetësh, Australia do të ketë një qeveri të re pas fitores së partisë Laburiste të opozitës në zgjedhjet e sotme parlamentare.

Kryeminstri konservator John Howard i cili ka qënë në këtë post që nga viti 1996, pranoi humbjen në një fjalim para përkrahësve të tij në një hotel të Sidnit. Pasuesi i tij Kevin Rudd ka premtuar ndryshime të mëdha në politikat qeveritare. Me tre të katërtat e votave të numëruara deri tani, laburistët kanë marrë 83 vende në parlament, shtatë më shumë sesa kërkohej për fitore. Koalicioni i zotit Howard fitoi 58 vende. Vetë zoti Howard rrezikon të humbasë vendin e tij në parlament.

Shqetësimet e brendëshme ishin çështjet kryesore në fushatë – me ekonominë në mëndjet e shumë prej votuesve. Zoti Rudd këmbënguli se qeveria e zotit Howard kishte rënë në vetkënaqësi dhe ishte bërë apatike. Por edhe çështje të tjera luajtën rol në zgjedhje. Zoti Rudd tha se ai do të tërheqë 500 trupat luftarake të Australisë nga Iraku dhe do të firmosë traktatin e Kiotos mbi ndryshimet klimatike që zoti Howard kishte kundërshtuar.//rd//

XS
SM
MD
LG