Lidhje

Kroatët votojnë në zgjedhjet parlamentare


Në Kroaci, rezultatet e para nga anketimet e votuesve në zgjedhjet parlamentare tregojnë se asnjëra nga dy partitë kryesore të vendit nuk ka ndonjë avantazh të dukshëm ndaj tjetrës.

Menjëherë pas përfundimit të votimeve të sotme, anketat tregonin se socialdemokratët e opozitës kishin marrë më shumë se 324 përqind të votave.

Po sipas anketave, partia në fuqi, Bashkimi Demokratik Kroat, ka marrë pak më shumë se 33 përqind. Asnjëra nga partitë nuk pritet të fitojë vota të mjaftueshme për të formuar vetë qeverinë. Analistët parashikojnë bisedime të gjata pas zgjedhore për formimin e një koalicioni.

Zgjedhjet do të vendosin se kush do ta çojë vendin drejt Bashkimit Evropian dhe Natos. Të dyja partitë mbështesin politika pro-perendimore që favorizojnë integrimin në Bashkimin Evropian dhe anëtarësimin në Nato. Qeveria e tanishme po negocion anëtarësimin në BE. Kroacia pritet të bëhet anëtarja e 28 e bllokut në vitin 2010. Natoja pritet ta ftojë Kroacinë për anëtarësim vitin e ardhshëm. //rd//

XS
SM
MD
LG