Lidhje

Fifa mbështet kufizimet për lojtarët e huaj në ekipet kombëtare


Presidenti i organizatës botërore të futbollit ka shprehur mbështetje të madhe për propozime që do të kufizonin numrin e lojtarëve të huaj në ekipet kombëtare dhe ato të klubeve.

Duke folur sot në Afrikë, presidenti i Fifas, Sep Blater tha se organizata e tij dëshiron t’u rikthejë identitetin kombëtar klubeve të futbollit. Ai propozoi vendosjen e një kuote prej të paktën gjashtë lojtarësh vendas për çdo ekip, megjithëse e pranoi se propozimi do të përballej me kundërshtime nga Bashkimi Evropian.

Blater beson se ligjet kombëtare që u japin nënshtetësinë lojtarëve të huaj për thuajse dy vjet kërcënojnë karakterin kombëtar të futbollit. Ai paralajmëroi se lojtarët brazilianë që nuk janë aq të mirë sa të arrijnë të hyjnë në ekipin e tyre kombëtar mund të mbushin skuadrat kombëtare të vendeve të tjera. Blater tha se propozimi i tij do të diskutohet nga komisioni ekzekutiv i Fifa gjatë takimit në muajin mars në Sidnei të Australisë. //rd//

XS
SM
MD
LG