Lidhje

Takim ndërministror i dy Koreve për forcimin e marrëdhënieve


Ministrat e Mbrojtjes të dy Koreve po zhvillojnë një raund të rrallë bisedimesh në kryeqytetin koreanoverior. Pas mbërritjes sot në Phenian, Ministri i Mbrojtjes i Koresë së Jugut, Kim Jang-Su, tha se shpresonte që vizita do të ndihmonte në pakësimin e tensioneve dhe se do të sillte paqen në gadishullin korean.

Zoti Jang Su do të zhvillojë tri ditë bisedime me homologun e tij koreanoverior, Kim Il Çol. Të dy ata do të diskutojnë lidhur me bashkëpunimin ekonomik dhe masat për ndërtimin e besimit, mes vendeve, në këtë kuadër, edhe krijimin e një zone të përbashkët peshkimi në Detin e Perëndimit. Ministrat e të dy Koreve u takuan për herë të fundit në vitin 2 mijë, i cili ishte takimi i parë, që nga koha kur të dy vendet u ndanë, rreth gjysëm shekulli më parë.

Gjatë takimit të muajit të kaluar, Presidenti i Koresë së Jugut, Roh Mu-Hun dhe homologu i tij jugkorean, Kim Jang Il, nënshkruan një marrëveshje, që bënte thirrje për një traktat paqeje, që do të zëvendësonte armëpushimin që i dha fund luftës ndërkoreane.//lk

XS
SM
MD
LG