Lidhje

Presidenti pakistanez po i jep lamtumirën postit ushtarak


Presidenti i Pakistanit, Pervez Musharraf, u la lamtumirën kolegëve të tij të ushtrisë, ndërsa përgatitet të bëjë betimin si president civil i vendit. Gjenerali Musharraf vizitoi komandat e ushtrisë në Raualpindi dhe Islamabad, ku u takua me komandatë të lartë të ushtrisë, marinës dhe forcave ajrore pakistaneze.

Zyrtarë të lartë thonë se Presidenti Musharraf jep dorëheqjen nesër si komandat i ushtrisë, duke ja kaluar komandën gjeneralit Ashfaq Kayani. Të enjten, zoti Musharraf bën betimin për mandatin e tij të dytë 5-vjeçar si president.

Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme të Pakistanit, Xhavid Ikbal Çema tha se transferimi i pushtetit ushtarak nuk do të ndryshojë asgjë në përpjekjet e ushtrisë pakistaneze kundër terrorizmit.

Gjithashtu sot, Ministria e Brendshme tha se më shumë se 5 mijë e 700 avokatë dhe aktivistë politikë u liruan nga burgjet. Ata u arrestuan gjatë goditjes së opozitës që filloi pasi Presidenti Musharraf shpalli gjendjen e jashtëzakonëshme më 3 nëntor.

Ndërkaq, udhëheqësit e opozitës po debatojnë nëse do t’i bojkotojnë zgjedhjet parlamentare të caktuara për më 8 janar. Ata thonë se votimi nuk do të jetë as i lirë dhe as i drejtë, për sa kohë që të jetë në fuqi gjendja e jashtëzakonëshme.//lk

XS
SM
MD
LG