Lidhje

Senatori Kenedi shet me ankand të drejtën e botimit të kujtimeve


Senatori demokrat Eduard Kenedi, vëllai i fundit që ka mbetur gjallë i ish-presidentit Xhon Kenedi, do të botojë një autobiografi, dhe e ka shitur të drejtën e botimit, me ankand, për 8 milionë dollarë.

Shtëpia botuese "Hachette USA", fitoi të drejtën e botimit, pas një ankandi 6-ditor. Libri është në plan të botohet më 2010. Pjesa më e madhe e burimit të materialit do të jetë nga një projekt historie, ku senatori Kenedi ka marrë pjesë me Universitetin e Virginias, që nga viti 2004.

Ai thotë se ndjehet me fat që është anëtar i një familjeje të jashtëzakonshme, dhe se shpreson që libri do të kontribuojë për të kuptuar më mirë shumë nga ngjarjet kryesore në historinë e Shteteve të Bashkuara.//lk

XS
SM
MD
LG