Lidhje

Sarkozi: Protestuesit që qëlluan mbi policinë, para drejtësisë


Presidenti francez Nikolas Sarkozi tha se protestuesit që qëlluan mbi oficerët e policisë gjatë trazirave të fundit do të nxirren para drejtësisë.

Presidenti francez i bëri komentet sot pasi vizitoi një policë të plagosur rëndë në një spital pranë Parisit. Zoti Sarkozy tha se ajo që ndodhi është e papranueshme duke shtuar se personat që qëlluan mbi policiën janë fajëtorë për tentativë për vrasje.

Udhëheqësi francez vizitoi më pas familjet e dy adoleshentëve të vrarë në një aksident me një makinë policie, vdekja e të cilëve shkatoi protestat. Zoti Sarkozi u tha familjeve se do të ndërmerret një hetim mbi ngjarjen.

Më shumë se 120 policë u plagosën gjatë dy netëve të trazirave që filluan të djelën në mbrëmje në Villiers-le-Bel pranë Parisit, zonë e banuar kryesisht nga afrikanoveriorë. //rd//

XS
SM
MD
LG