Lidhje

Audiokasete e re nga Osama bin Laden


Një audiokasetë, që thuhet të jetë e udhëheqësit të rrjetit terrorist al-Kaida, Osama bin Laden u bën thirrje vendeve evropiane që të ndalin ndihmat për ushtrinë amerikane në luftën në Afganistan.

Rrjeti televiziv arab al-Xhazira transmetoi të enjten, atë që tha se ishte një regjistrim i ri i Bin Ladenit. Në regjistrim, bin Ladeni thotë se ai ishte përgjegjës për sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001 kundër Shteteve të Bashkuara dhe se populli afgan nuk kishte të bënte fare me to.

Regjistrimi i mëparshëm i bin Ladenit u publikua më 22 tetor, kur ai u bënte thirrje kryengritësve në Irak që të bashkoheshin. Bin Ladeni dhe zëvëndësi i tij, Ajman al-Zavahiri mendohet se qëndrojnë të fshehur në zonën kufitare midis Afganistanit dhe Pakistanit. Shtetet e Bashkuara kanë ofruar një çmim prej 25 milion dollarësh për kapjen e secilit prej tyre. //rd//

XS
SM
MD
LG