Lidhje

Autoritetet serbe akuzojnë 14 vetë për krime lufte në Kroaci


Autoritetet serbe kanë ngritur akuza për krime kundër njerëzimit kundër 14 vetëve në lidhje me vrasjen e rreth 40 civilëve në Kroaci në fillim të konfliktit ballkanik të viteve ’90.

Prokurorët thonë se mbi të pandehurit, ish-ushtarë dhe pjesëtarë të grupeve paraushtarake serbe, rëndojnë akuza për vrasje civilësh në fshatin Lovas pranë Vukovarit në Kroacinë lindore. Akt-padia thekson se të akuzuarit luajtën rol në vrasjen e 22 civilëve gjatë sulmit të parë ndaj fshatit në tetor 1991 dhe vrasjen disa ditë më pas të 23 të tjerëve në burgje të ngritura gjatë konfliktit.

Të pandehurit po ashtu akuzohen se kanë detyruar një grup fshatarësh të ecin në një fushë të minuar, duke shkaktuar vdekjen e 22 prej tyre. Incidentet ndodhën në kohën e shpërthimit të luftimeve pasi Kroacia shpalli pavarësinë nga Ish-Jugosllavia në qershor 1991. //rd//

XS
SM
MD
LG