Lidhje

Britania akuzon Kinën për spiunazh elektronik, paralajmëron bankat


Një gazetë londineze njofton se qeveria britanike ka akuzuar Kinën për spiunazh elektronik në sistemet e kompjuterave të korporatave më të mëdha të Britanisë, duke përfshirë bankat e mëdha dhe firmat e shërbimeve financiare.

Gazeta London Times njoftoi sot se kreu i agjencisë të zbulimit britanik MI-5,, u ka dërguar një letër 300 bankave, firmave të kontabilitetit dhe atyre juridike duke i paralajmëruar se ishin sulmuar nga institucione shtetërore kineze përmes internetit.

Një përmbledhje e paralajmërimit, thotë gazeta Times, u publikua në një seksion të mbrojtur të faqes së internetit të Qendrës britanike për Mbrojtjen e Infrastrukturës Kombëtare, një prej disa agjencive që mbrojnë sistemet vendase të kompjuterave.

Gazeta thotë se mesazhi përfshin mënyrat me të cilat mund të identifikohen viruset kinezë të tipit Trojan, të cilët hyjnë në rrjetin komjuterik dhe përcjellin të dhëna sekrete tek dërguesit. //ii

XS
SM
MD
LG