Lidhje

Greqia thotë se mbështet përpjekjet e Turqisë për anëtarësim në BE


Ministri i jashtëm turk Ali Babaxhan ndodhet në Greqi për bisedime mbi shtimin e besimit mes dy vendeve. Zoti Babaxhan dhe homologia e tij greke, Dora Bakojanis, u thanë gazetarëve sot në Athinë se kanë rënë dakort të rrisin bashkëpunimin ushtarak dhe ekonomik, zhvillimin e vizitave të nivelit të lartë dhe pjesëmarrjen në operacione të përbashkëta kërkim-shpëtimi.

Zonja Bakojanis tha se Greqia i mbështet përpjekjet e Turqisë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian. Turqia dhe Greqia kanë pasur prej kohësh mosmarrëveshje territoriale për Qipron dhe Detin Egje, megjithatë marrëdhëniet e tyre janë përmirësuar gjatë viteve të fundit. Muajin e kaluar, zyrtarë grekë dhe turq hapën një projekt tubacionesh që do të përcjellë gazin natyror nga Azerbaixhani përmes Turqisë për në Greqi dhe Itali.//lk

XS
SM
MD
LG