Lidhje

Sekretari i Mbrojtjes Robert Gejts viziton Afganistanin


Sekretari amerikan i Mbrojtjes Robert Gejts thotë se vazhdon t’u kërkojë vendeve të NATO-s që të përmbushin zotimet e tyre për të ndihmuar në sigurinë dhe rindërtimin e Afganistanit.

Gjatë vizitës së tij në Afganistan, sekretari Gejts u tha gjithashtu gazetarëve se Shtetet e Bashkuara kanë angazhuar burime të mëdha për të ndihmuar në stërvitjen dhe pajisjen e ushtrisë afgane për të luftuar rebelët talebanë dhe po vazhdon përpjekjet për të gjetur edhe ndihma të tjera.

Sekretari amerikan i Mbrotjes i bëri këto komente pasi u takua me presidentin e Afganistanit, Hamid Karzai si dhe me udhëheqës amerikanë, afganë dhe ata të NATO-s. Po sot, shefi i ushtrisë afgane i tha Sekretarit Gejts se vendi i tij ka nevojë urgjente për të luftuar numrin në rritje të sulmeve kryengritëse. Gjenerali Bizmillah Khan kërkoi më tepër specialistë stërvitjesh dhe pajisje, duke përfshirë armë të vogla dhe mortaja.//lk

XS
SM
MD
LG