Lidhje

Greqia dhe Maqedonia do të bisedojnë për emrin


Një zyrtar i Kombeve të Bashkuara thotë se Greqia dhe Maqedonia kanë rënë dakord të zhvillojnë një raund të ri bisedimesh në janar për të zgjidhur mosmarrëveshjen mbi emrin “Maqedoni.”

I dërguari i OKB-së Methju Nimez e njoftoi takimin pas bisedimeve me Ministren e Jashtme greke Dora Bakojanis sot në Athinë. Zoti Nimez tha se të dyja palët do të takohen në Shkup, dhe më pas mund të zhvillojnë një takim të dytë në Athinë. Ai tha se mendon që mosmarrëveshja mund të zgjidhet.

Maqedonia mori pavarësinë nga ish-Jugosllavia në vitin 1991. Ajo ka të njëjtin emër si një provincë në Greqinë veriore. Greqia thotë se emri “Maqedoni” nënkupton pretendime ndaj territorit të saj.//lk

XS
SM
MD
LG