Lidhje

Xhodi Foster merr medaljen për rolet e krijuara në dekada


Aktorja e njohur amerikane Xhodi Foster mori dje Medaljen Sherri Lansing, në Ceremoninë e 16-të vjetore për gratë gazetare, të zhvilluar në Hollivud.

Në ceremoni kishin ardhur një numër artistësh, të cilët vlerësuan me fjalime krijimtarinë e roleve të Xhodi Fosterit, mes tyre edhe aktori Xhon Travolta. Çmimi i shtohet koleksionit të medaljeve të artistes 45-vjeçare, që ka fituar më parë Oskar, Globin e Artë e medalje të tjera.

Aktores Foster ja paraqiti medaljen në ceremoni drejtuesja e kompanisë hollivudiane "Paramaunt Pictures", Sherri Lansing. Në fjalën e rastit ajo tha se ndjehej mjaft mirë, se medalja që ju dha nuk përfaqësonte vetëm një rol të caktuar, por të gjithë karrierën e saj, tashmë prej disa dekadash. Këtë medalje e kanë marrë më parë gazetarja e njohur e televizionit Barbara Uollters dhe aktorja Meril Strip.//lk

XS
SM
MD
LG