Lidhje

Aleanca e Nato-s angazhohet të vazhdojë misionin në Kosovë pas 10 dhjetorit


Sekretari i Përgjithshëm i Natos, Jaap de Hoop Skeffer tha se aleanca është e angazhuar të mbajë trupat e saj në Kosovë përtej 10 dhjetorit, kufiri kohor i caktuar nga OKB-ja për bisedimet shtesë për statusin e ardhshëm të Kosovës.

Duke folur në takimin e ministrave të jashtëm të Natos në Bruksel, ai paralajmëroi se aleanca do të veprojë me vendosmëri kundër kujdo që kërkon të përdorë dhunë në rajon. 16 mijë trupa të Natos shërbejnë në misionin paqeruajtës në Kosovë. Ka shqetësime se në se qeveria e Kosovës shpall pavarësinë, mund të shkaktohet dhunë.

Serbia e kundërshton idenë e pavarësisë. Negociatorët ndërkombëtarë pritet t’i dorëzojnë sot raportin e tyre për Kosovën Sekretarit të Përgjithshëm OKB-së Ban Ki-moon, pas katër muajsh bisedimesh që nuk sollën ndonjë rezultat. //rd//

XS
SM
MD
LG