Lidhje

Lavrov: Çdo zgjidhje për Kosovën jashtë OKB-së, sjell paqëndrueshmëri


Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov paralajmëroi se çdo zgjidhje për të ardhmen e Kosovës jashtë kornizës së Kombeve të Bashkuara do të çonte në paqëndrueshmëri në Evropë.

Zoti Lavrov tha sot në takimin e ministrave të Natos në Bruksel se përpjekjet ndërkombëtare për të ndërmjetësuar një kompromis midis Serbisë dhe shqiptarëve të Kosovës duhet të vazhdojnë. Ai i bëri thirrje udhëheqësve të Perëndimit të përmbahen duke mos bërë deklarata për pavarësinë e pashmangëshme të Kosovës por t’u japin të dyja palëve shansin për negociata të vërteta.

Udhëheqësit e Kosovës kanë në plan të shpallin pavarësinë nga Beogradi shpejt pas 10 dhjetorit. Serbia e mbështetur nga Rusia thotë se një lëvizje e tillë do të çonte në shkeljen e ligjeve ndërkombëtare. Negociatorët ndërkombëtarë pritet ti dorëzojnë sot raportin e tyre mbi bisedimet sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Ban Ki Moon. Ministrat e jashtëm të Natos diskutuan gjithashtu për kontrollin e armëve me thirrjet e Rusisë për vazhdimin e dialogut megjithë mosmarrëveshjet. //rd//

XS
SM
MD
LG