Lidhje

Serbët e Bosnjes votojnë të dielën për presidentin e ri të vendit


Qytetarët në pjesën e kontrolluar nga serbët në Bosnje Hercegovinë do të dalin nesër në votime për të zgjedhur kryetarin e ri pas vdekjes së presidentit Milan Jeliç para dy muajsh. Për postin e presidentit të Republikës Serbe të Bosnjës i cili ka një rol ceremonial në udhëheqjen e vendit po konkurrojnë 10 kandidatë.

Pushtetin më të madh në këtë republikë e mban kryeministri Milorad Dodik. Rajko Kuzmanoviç, kandidat nga Partia e Social Demokratëve të Pavarur e zotit Dodik është kandidati kryesor në këto zgjedhje. Kundërshtari i tij më serioz është Ognjen Tadiç i Partisë Demokratike Serbe e themeluar nga krimineli i luftës Radovan Karaxhiç. Në vitin 1995 sipas Marrëveshjes së Dejtonit, Bosnja u nda në dy pjesë: në Republikën Serbe të Bosnjës dhe në Federatën Muslimano- Kroate. //rd//

XS
SM
MD
LG