Lidhje

Al Gore merr fizikisht Nobelin e Paqes në Oslo


Ish nën-presidenti amerikan Al Gore tha se ka ardhur koha që njerëzimi t’i japë fund luftës kundër planetit tokë. Zoti Gore i bëri këto komente sot pasi mori çmimin Nobel gjatë një ceremonie në Oslo të Norvegjisë.

Ai u bëri thirrje dy ndotësve më të mëdhenj të tokës me dioksid karboni, i cili shkaktojnë efektin serrë, Kinës dhe Shteteve të Bashkuara, që të ndërmarrin ato që ai i cilësoi masat më drastike në luftën kundër ngrohjes globale. Shtetet e Bashkuara nuk e kanë ratifikuar Protokollin e Kiotos, paktin ndërkombëtar të vitit 199, i cili kërkon pakësimin e çlirimit të gazeve që krijojnë efektin serrë. Në bazë të këtij traktati, Kinës nuk i kërkohej të pakësonte çlirimin e këtyre gazeve.

Zoti Gore tha se do të shkojë në takimin e Balit këtë javë, për t’u bërë thirrje udhëheqësve botërorë që të mblidhen sa më shpesh, ndoshta çdo 3 muaj, për të vënë në zbatim një kufi në mbarë botën për çlirimin e gazeve deri në vitin 2010. Zoti Gore do ta ndajë çmimin me Komisionin Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike.//lk

XS
SM
MD
LG