Lidhje

Del Ponte e quan njollë për Hagën moskapjen e  Karaxhiçit dhe Mlladiçit


Ish kryeprokurorja e Gjykatës për Krimet e Luftës në ish Jugosllavi shfaqi shpresën se gjykata e Hagës nuk do të mbyllë dyer e saj para se të dyshuarit në kërkim Ratko Mlladiç dhe Radovan Karaxhiç të përballen me drejtësinë.

Kryeprokurorja Karla del Ponte që po largohet nga ky post, e quajti sot faktin që dy të dyshuar janë ende të lirë, një njollë të madhe për Gjykatën. Ajo foli me gazetarët në Hagë në konferencën e saj të fundit për shtyp si kryeprokurore e OKB-së. Zonja Del Ponte do të marrë postin e ambasadores zviceriane në Argjentinë vitin e ardhshëm.

Në një konferencë me disa tematika, Prokurorja në largim shprehu gjithashtu respekt për viktimat e konflikteve në Ballkan në vitet 1990. Ajo tha se ata nuk duhet të viktimizohen përsëri, duke u pyetur rreptësisht nga gjykata gjatë marrjes në pyetje. Zonja Del Ponte kritikoi gjithashtu praktikën e gjykatës që lejon të dyshuarit e ndaluar të vizitojnë familjet e tyre gjatë festave.//lk

XS
SM
MD
LG