Lidhje

Takim Lukashenko-Putin në Minsk


Presidenti bjellorus, Alexander Lukashenko, thotë se vendi i tij është i gatshëm të bashkëpunojë me Rusinë mbi planet amerikane për dislokimin e një sistemi të mbrojtjes nga raketat në Evropën Qendrore.

Udhëheqësi bjellorus i bëri këto komente në Minsk, gjatë bisedimeve me homologun e tij rus Vladimir Putin, i cili po viziton vendin. Por si Rusia, edhe Bjellorusia, i kundërshtojnë planet amerikane për vendosjen e 10 raketave interceptuese në Poloni dhe një sistem radarësh në Republikën Çeke.

Shtetet e Bashkuara thonë se sistemi do të përdoret në rastin e kërcënimeve nga shtete të papërgjegjshme, si Irani dhe Koreja e Veriut. Rusia këmbëngul se sistemi do të minonte sigurinë e vendit dhe do të çonte në një garë të re armatimesh.

Zoti Lukashenko, po ashtu shprehu çudinë lidhur me spekullimet e mediave, se diskutimet mund të përfshijnë zhvillime të mëtejshme për një bashkim të planifikuar të të dy vendeve. Zyrtarët e Kremlinit thanë dje se nuk është në plan vendimi për një akt kushtetues për shkrirjen e Rusisë me Bjellorusinë. (ze)

XS
SM
MD
LG