Lidhje

Banka Botërore, 600 milionë dollarë Serbisë deri në vitin 2011


Banka Botërore njofton se do të vërë në dispozicion të Serbisë financime që kapin shifrën prej 600 milionë dollarësh për katër vitet e ardhshme. Bordi i Drejtorëve Ekzekutivë të Bankës vuri në dukje dje në Washington, gjatë një takimi mbi strategjinë e bashkëpunimit me Serbinë deri në vitin 2011, se qëndrueshmëria rajonale ka një rëndësi të veçantë në këtë periudhë. Kjo do të shërbente, thuhet në një njoftim të Bankës Botërore për konsolidimin e përparimit ekonomik dhe për të përshpejtuar afrimin me Bashkimin Evropian.

Banka Botërore vuri në dukje përparimin e Serbisë që nga vitin 2001 kur u anëtarësua në këtë organizëm. Banka përshëndeti nënshkrimin e kohëve të fundit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit me Bashkimin Evropian. Orsalia Kalantzopoulos, Koordinatore Rajonale për Evropën Juglindore tha se Banka Botërore do të mbështesë përpjekjet e qeverisë serbe për konsolidimin e suksesit ekonomik dhe se ky është një ndryshim i madh krahasuar me gjashtë vjet më parë kur Serbia kishte si përparësi shkputjen nga e kaluara.

Shifra prej 600 milionë dollarësh pason 740 milion dollarët që Banka i ka dhënë qeverisë serbe që nga viti 2001, kryesisht në formën e kredive. //kk//

XS
SM
MD
LG