Lidhje

Haga do të lirojë për festa Ramush Haradinajn dhe Lahi Brahimajn


Gjykata e Hagës vendosi sot të lirojë përkohësisht dy të pandehurit, Ramush Haradinaj dhe Lahi Brahimaj, për periudhën 21 dhjetor deri më 4 janar. Vendimi bazohet në garancitë që ka dhënë UNMIK-u për paraqitjen e tyre përsëri në gjykatë.

Ramush Hareadinaj, ish kryeministër i Kosovës, akuzohet për krime të kryera gjatë luftës në Kosovë, kur ishte komandant në radhët e UÇK-së. Argumentet mbyllëse të procesit gjyqësor ndaj tyre pritet të bëhen midis 21 dhe 23 janarit të vitit të ardhshëm.//lk

XS
SM
MD
LG