Lidhje

Rusia dislokon një tjetër bateri raketash balistike ndërkontinentale


Njoftimet ruse të lajmeve thonë se ushtria ka dislokuar një tjetër bateri raketash balistike ndërkontinentale.

Në njoftimin e sotëm thuhet se tre njësi me raketa të reja të tipit Topol-M të montuara në kamionë janë pozicionuar rreth 250 kilometra në verilindje të Moskës. Një bateri e parë raketash të tilla u dislokua në të njëjtin rajon vitin e kaluar.

Analistët thonë se raketat kanë një rreze veprimi prej 10 mijë kilometrash dhe mund të mbajnë një mbushje prej më shumë se 1 ton.

Zyrtarë ushtarakë rusë kanë thënë se raketat e lëvizëshme Topol synojnë t’i kundërvihen planeve amerikane për mbrojtjen nga raketat në Europë. //ii

XS
SM
MD
LG