Lidhje

Shqipëri: Pozita për heqjen e imunitetit të ministrit të Jashtëm


Në Shqipëri, shumica në pushtet rikonfirmoi qëndrimin e saj për heqjen e imunitetit të ministrit të Jashtëm, Lulëzim Basha, pas kërkesës së prokurorisë për të nisur hetimet ndaj tij për çështjen e rrugës Durrës-Kukës. Kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli, kërkoi sot që këshilli i rrugulloreve dhe mandateve të hartojë raportin përfundimtar në mënyrë që të hënën e ardhshme të votohet heqja e imunitetit.

Prokuroria do të ketë dorë të lirë për të marrë si të pandehur, sic edhe ka kërkuar nga parlamenti, ministrin e Jashtëm Lulëzim Basha për çështjen e rrugës Rrëshën-Kalimash, pjesë e aksit që do të lidhë Shqipërinë me Kosovën.

Kryetarja e parlamentit Jozefina Topalli rishprehu sot qëndrimin e shumicës për të hequr imunitetin e ministrit:

“Ne kemi një cështje në dorë që smund ta lëmë kurrsesi të kalojë në sesionin tjetër. Kemi marrë nje vëndim, kemi shprehur një vullnet që brenda këtij sesioni duhet të hiqet imuniteti i zotit Basha”.

Zonja Topalli i dorëzoi anëtareve të Këshillit të Rregullores një propozim project për raportin përfundimtar i cili sipas saj duhet të përfundojë Brenda dy ditësh në mënyrë që votimi i parlamentit të bëhet të hënën e ardhshme:

"Unë ju kërkoj që deri të mërkurën të depozitoni raportin. Meqënëse ditën e enjte përfundimisht duhet të votojmë këtu dhe të hënë tjetër do të hidhet në seancë plenare kërkesa për heqje të imunitetit të zotit Basha".

Përfaqësuesi i Partisë socialiste, Petro Koci, duke vlerësuar qëndrimin e shumicës kërkoi që edhe prokuoria ti shkojë deri në fund kësaj cështjeje:

"Eshte një vullnet që duhet përshëndetur. Por shpresoj që prokuorja e re e përgjithshmë të mos ndërrojë prokurorët që kanë hapur këtë cështje dhe shpresoj gjithashtu që i njejti vullnet I prokuorisë për ta hetuar këtë cështje të rëndësishme të vazhdojë edhe në të ardhmen".

Heqja e imunitetit është një vendim politik i shumicës, i përkrahur dhe nga vetë zoti Basha dhe kështu ka shumë mundësi që në raportin që do I paraqitet parlamentit të mos mbështeten dyshimet e prokuorisë, por kërkesa të pranohet vetëm si një akt politik. Ai vetë u paraqit në Prokurori vullnetarisht javën e shkuar, por dëshmia e tij do të jetë e pavlefshme nëse ai do të merret si i pandehur e për pasojë do të jetë i detyruar të paraqitet sërish përpara prokurorëve. //iç//

XS
SM
MD
LG