Lidhje

Shqipëria firmos dy marrëveshje huaje prej 45 milionë eurosh


Në Shqipëri qeveria firmosi sot dy marrëveshje huaje për një vlerë prej 45 milion eurosh për financimin e punimeve për ndërtimin e rrugës Levan-Vlorë. Marrëveshja u nënshkrua mes ministrisë shqiptare të Financave, asaj të Transporteve dhe BERZH-it, Bankës Europiane për Rindërtim e Zhvillim dhe BEI-t Bankës europian të Investimeve.

Ndërtimi i të gjithë segmentit Levan-Vlorë, pjesë kryesore e aksit të Jugut, i gjatë 24.2 kilometra, do të kushtojë mbi 60 milion euro. Përvec huave të parashikuara nga marrëveshja e sotme, qeveria shqiptare do të financojë 14.3 milion euro që do të shpenzohen për shpronësimet dhe taksat.

Ndërsa 800 mijë euro janë ofruar nga qeveria italiane për shpenzimet e konsulencës dhe supervizionit. Marrëveshja e sotme duhet të miratohet dhe nga qeveria dhe të ratifikohet më pas nga parlamenti para se të hyjë në fuqi. //iç//

XS
SM
MD
LG