Lidhje

Vatikani përjashton mundësinë që Papa të vizitojë Tokën e Shenjtë


Vatikani ka përjashtuar mundësinë që Ati i Shenjtë, Papa Benedikt të vizitojë Tokën e Shenjtë, deri sa të përmirësohen marrëdhëniet me Izraelin.

Papa ka marrë prej kohësh një ftesë nga Izraeli për të bërë këtë udhëtim dhe ka shprehur interes për një vizitë të tillë.

Por një zëdhënës i Vatikanit tha sot për shtypin në Romë se rajoni duhet të jetë në një gjendje të përgjithshme paqeje, para se Papa të bëjë vizitë.

Ai shtoi se të dyja palët duhet të zgjidhin së pari mospajtimet e vjetra financiare dhe të taksave mbi pronat e Kishës dhe vizat për priftërinjtë nga vendet arabe që kërkojnë të vizitojnë Tokën e Shenjtë, para se Papa të ndërmarrë këtë udhëtim. (ze)

XS
SM
MD
LG