Lidhje

Lavrov: Perëndimi i ka bërë trysni shqiptarëve të Kosovës të mos pranojnë kompromis


Ministri i jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov akuzoi vendet perëndimore se po i bëjnë trysni shqiptarëve të Kosovës që të mos pranojnë kompromis për kërkesën e tyre për pavarësi.

Zoti Lavrov i bëri këto komente sot në Riga, duke shtuar se vendet perëndimore, siç u shpreh ai, “u kanë lidhur duart shqiptarëve Kosovës gjatë gjithë bisedimeve me udhëheqësit serbë”. Perëndimi, tha minsitri i jashtëm rus, i ka drejtuar negociatorët shqiptarë drejt një qëndrimi pa kompromis, duke bllokuar kështu përparimin në bisedime.

Zoti Lavrov theksoi se jo të gjitha çështjet janë vendosur dhe tha se bisedimet duhet të vazhdojnë.

Nesër Këshilli i Sigurimit merr në shqyrtim raportin e treshes ndërkombëtare për bisedimet midis Beogradit dhe Prishtinës. (ze)

XS
SM
MD
LG