Lidhje

Arrestohen 5 të dyshuar për vrasjen e 6 italianëve në Gjermani


Policia në Itali dhe Gjermani arrestoi 5 të dyshuar në lidhje me vrasjen e tipit mafioz, muajin e kaluar të 6 italianëve në Gjermani. Arrestimet u bënë të ditura sot.

Dy prej tyre u bënë në Itali dhe tre në Gjermani. Gjashtë anëtarë të grupit të krimit të organizuar italian Ndrangheta u vranë pranë një picerie në qytetin e Duisburgut në muajin gusht.

Policia tha se vrasjet ishin larje hesapesh mes dy klaneve rivale brenda grupit kriminal. Javën e kaluar, Gjermania dhe Italia ranë dakort të bashkëpunojnë për të luftuar krimin e organizuar. (ze)

XS
SM
MD
LG