Lidhje

Forca policore shumetnike në Kosovë


Ndërkohë që pavarësia e Kosovës po bëhet gjithnjë e më e mundëshme, pjesa më e madhe e paqeruajtësve atje do të hynë në forcën shumë etnike. Zyrtarë të forcës shumë-etnike prej 7 mijë vetësh do të punojnë për të qetësuar tensionet etnike.

Në Gjilan, policë nga komunitetet shqiptare dhe serbe bëjnë patrullime të përbashkëta në rrugët e qytetit.

Milos Stojanovic, ishte mes oficerëve të parë të serbëve të Kosovës që hynë në këtë forcë dhe tani thotë se nuk e ka të qartë se çfarë ndikimi do të ketë pavarësia e Kosovës në punën e tij.

“Ne bëjmë patrullime shumë-etnike gjatë gjithë kohës dhe deri tani nuk kemi patur kurrë ndonjë problem mes nesh, shqiptarëve dhe serbëve. Unë i ndihmoj ata dhe ata më ndihmojnë mua”.

Sevdi Osmani, polic shqiptar i Kosovës, punon sëbashku me Milos Stojanovic-in.

"Ne i ndalojmë makinat sipas një rregulli, kur shoferi është serb kolegu im e ndalon atë dhe kur shoferi është shqiptar unë e ndaloj atë. Një rregull i tij është funksional, qytetarët duket se e mbështesin dhe mbështetet tek policia më tepër dhe na besojnë më shumë”.

Në Prishtinë, policët vëzhgojnë rrugët me televizion. Majori Ali Kllokoqi, i cili është përgjegjës i zyrës së kotrollit rrugor në policinë e Kosovës thotë se policët i kanë kushtet për të ndjekur zhvillimet dhe për të ndërhyrë me shpejtësi në rast nevoje.

"Aktualisht ne kemi 16 kamera dhe ato kanë qënë shumë të dobishme, pasi prej këtu ne mund të ndjekim gjendjen në gjithë Mitrovicën dhe mund të veprojmë po të jetë e nevojshme”.

Zëdhënësi i policisë së Kosovës, Veton Elshani, thotë se patrullimi shumë-etnik ka qënë “shumë i sukseshëm”.

“Patrullimet shumë-etnike kanë qënë shumë të sukseshme sepse ne marrim informacion nga njerëzit që përfaqësojnë vetë popullatën. Kjo do të thotë se popullata e shikon parullën shumëetnike si forcë sigurie”.

Komisioneri i policisë së Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Richard Monk, tha kohët e fundit se do t’u kërkonte ndihmë paqeruajtësve të NATO-s, në qoftë se kjo forcë do të përballej me dhunë, ndërkohë që po afrohet koha për zgjidhjen e statusit të Kosovës.

Zoti Monk tha gjithashtu se forca policore prej 2 mijë trupash dhe policia e Kosovës prej 7 mijë trupash, do t’ia kalonin autoritetin ushtrisë në qoftë se do të ndeshnin në rrezistencën e ekstremistëve. //iç

XS
SM
MD
LG