Lidhje

Shitet kopja e Magna Kartës për 21 milion dollarë


Një kopje e rallë e Magna Kartës, dokumenti bazë i të drejtave të njeriut, që u shndërua në ligjin britanik, u shit dje në ankand në Nju Jork nga firma Sotheby për më shumë se 21 milion dollarë.

Kopja 710 vjeçare u ble nga David Rubensten, drejtues i grupit privat Karlajël, që merret me prona antike. Kjo kopje mban vulën prej dylli të Mbretit britanik Edward i Parë të vitit 1297 dhe është një prej 17 kopjeve që dihet se ekzistojnë. Kopja e Magna Kartës që do të shihet nga Sotheby vjen nëpërmjet një fondacioni të miliarderit nga Teksasi, dikur kandidat për president, Ross Perot.

Fondacioni Perot ia bleu atë në vitet 80-të një familjeje angleze që e kishte ruajtur prej 6 shekujsh, për ta vendosur në Arkivat Kombëtare amerikane së bashku me Deklaratën e Pavarësisë dhe Kushtetutën, ku ajo është mbajtur tashmë për 20 vjet.

Qëllimi i këtij dokumenti ishte përcaktimi i të drejtave të njerëzve nën sundimin e mbretit. Ajo krijoi normat e shtetit ligjor që shërbyen si bazë e shumicës së parimeve themeltare mbi të cilat u krijuan Shtetet e Bashkuara të Amerikës. //rd//

XS
SM
MD
LG