Lidhje

Rupel: BE-ja të jetë e gatshme ta udhëheqë Kosovën drejt pavarësisë


Minsitri i jashtëm slloven thotë se Bashkimi Evropian duhet të jetë i gatshëm ta udhëheqë Kosovën drejt pavarësisë, megjithë dështimin e djeshëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për të vendosur mbi këtë çështje.

Dimitrij Rupel, vendi i të cilit do të marrë presidencën e radhës në Bashkimin Evropian më 1 janar, i bëri komentet në Bruksel ndërsa parashtroi objektivat e Sllovenisë për BE-në gjatë gjashtë muajve të ardhshëm.

Zoti Rupel i quajti Kosovën dhe Ballkanin perëndimor si sfidat kryesore për vendin e tij si udhëheqës i Bashkimit Evropian. Ai bëri thirrje për veprime të arsyeshme në lidhje me Kosovën, por tha se lëvizjet drejt pavarësisë nga Serbia nuk mund të ndalen.

Lidhur me çështje të tjera, ai vuri në dukje rëndësinë e anëtarësimit të Serbisë në Bashkimin Evropian sa më shpejt që të jetë e mundur. Këshilli i Sigurimit nuk arriti t’i tejkalonte dje mosmarrëveshjet mes Serbisë dhe shqiptarëve të Kosovës.

Disa muaj bisedimesh të ndërmjetësuara nga përfaqësues të Bashkimit Evropian, Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara përfunduan në nëntor pa ndonjë marrëveshje. //bsa//

XS
SM
MD
LG