Lidhje

14 të vrarë nga një sulm me bombë në veri të Bagdadit


Autoritetet irakiane thonë se një sulm me bombë në veri të Bagdadit vrau të paktën 14 persona, mes tyre edhe një ushtar amerikan.

Policia dhe forcat amerikane thonë se të paktën 10 persona të tjerë u plagosën, kur autorët e sulmit aktivizuan lëndët shpërthyese në një grumbull me njerëz, që ishin mbledhur sot pranë një postblloku në qytetin Kanaan në provincën e Dixhalës.

Policia tha se sulmi siç duket kishte si objektiv grupe arabësh suni, të cilët ishin bashkuar me forcat e koalicionit nën udhëheqjen e Shteteve të Bashkuara, për të luftuar kundër militantëve të Al-Kaidës në Irak.

Presidenti Bush tha se nuk është i kënaqur me përparimin politik në Irak, megjithëse ai shtoi se një farë përparimi është bërë. Zoti Bush po ashtu citoi edhe përparimin e bërë në frontin njerëzor, si kthimi i disa refugjatëve dhe pajtimi mes fiseve. Por ai shtoi se SHBA do të vazhdojnë të ushtrojnë presion për reforma të tjera politike dhe për ripajtimin. //bsa//

XS
SM
MD
LG